1665559153_lcimgb979cf4883764194a65f5a879e0d805b.jpeg

Operatori polak Pern tha se kishte zbuluar një rrjedhje në një linjë të tubacionit Druzhba , i cili transporton naftë nga Rusia në Evropë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pern shpjegoi se shkaqet e humbjes janë aktualisht të panjohura. Rrjedhja u gjet në një pjesë të tubit rreth 70 kilometra nga qyteti qendror polak Plock. Linja e dytë e tubacionit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së Pernit po funksionojnë normalisht, tha Pern.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Miratohet me 143 vota rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Nesër samiti Putin-Erdogan