Zbulohet sekreti i parë në “Big Brother”, zhigoloja Marselino

Zbulohet sekreti i parë në “Big Brother”, zhigoloja Marselino
“Ua shuaj kuriozitetin…”Zhigoloja” në Big Bother është Marselino Hitollari...Është një model në tentativë. Ka qenë mister e po ashtu tek Klipi i Ingrid Gjonit”.

Ky është komenti që ka bërë në faqen e tij të rrjetit social Facebook, i riu Valer Kolnikaj i cili pohon me bindje të plotë duke zbuluar një nga sekretet e reality show-ut më të famshëm që po zhvillohet në Shqipëri.



Kolnikaj një model i njohur pohon se e njeh personalisht konkurrentin e Big Brother-it duke e konsideruar një model në tentativë dhe që kohë më parë paska qenë pjesë e klipit “Përse me mua”, të këngëtares Ingrid Gjoni.

Duke qenë se Kolnikaj, vjen nga fusha e Modës ku ai më 2011 ai ka qenë pjesmarrës në “Best Model of the World Albania”, pretendon se e njeh djalin i cili ka hyrë në garën për shumën e madhe prej 100 milion lekësh në këtë spektakël.

E menjëherë pas kësaj deklarate nga i riu Kolnikaj, në facebook kanë shpërthyer komente të ndryshme lidhur me Marselinon të shkuarën dhe të ardhmen e tij.

Ndër të tjerat disa nga komentet kanë qenë: “Shikoni Marselinon para se të shtonte shumë kilogramë dhe të bëhej zhigolo http://www.youtube.com/ëatch?v=Rxhg0ËqsTiU, poston Kolnikaj sërisht në wallin e tij.

” Po pra se kishte bërë ca prapësira kur kishte qenë më i vogël”, vijon një tjetër komentues.

Arsyeja e cila ka bërë që shumë fansë në këtë rrjet social ta besojnë një gjë të tillë është thënia e shprehur nga vetë Marselino gjatë prezantimit të tij, ku e konsideron veten një “gjithçkabërës”.



Por kush është Marselino Hitollari

Marselino Hitollari për herë të parë u prezantua përpara publikut shqiptarë, gjatë natës së çeljes së spektaklit të “Big Brother”, të shtunën e kaluar.

Djaloshi brun tepër simpatik u shfaq, mes banorëve të tjerë gjatë natës së parë të spektaklit. Marselino është 25 vjeç dhe jeton në qytetin e Barit.

Ai është me origjinë nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht në Bari.

Kohët e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka një profesion të tijin të mirëfilltë, pasi e konsideron veten një “gjithçkabërës”, duke qenë se nuk lodhet e nuk mërzitet nga asnjë lloj pune fizike.

Prej një viti është bërë baba i lumtur i një djali. Familja është pjesa që e bën të ndjehet më krenar për veten.

Big Brother-in e sheh si mundësi që të rikthehet në Shqipëri dhe ta ndërtojë jetën me familjen e tij të re këtu.

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja