39 migrantët e gjetur të vdekur brenda një arkivoli metalik, në Essex në Britaninë e Madhe, janë të gjithë me kombësi kineze. Kjo është zbuluar nga transmetuesi televiziv Itv Neë kurse policia ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare.
Gjatë natës, në rrethinat e Essex policia ka kontrolluar dy banesa dhe po vazhdon hetimet te një grup kriminal kontrabandistësh irlandez i cili dyshohet se është i lidhur me një tjetër grup në qytetin bullgar Varna, nga ku kamioni është nisur për në Iralndën Veriore, me destinacion përfundimtarë Britaninë e Madhe
Shoferi i kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç, i cili është ende nën arrest në Londër, ku po merret në pyetje nga detektivë nga Scotland Yard, për momentin nuk është e qartë nëse ai është i përfshirë në aferë apo është viktimë e një kurthi.
Sipas zërave të pakonfirmuar ka qënë pikërisht Mo Robinson personi që i telefonoi policisë dhe ngriti alarmin pasi konstatoi se në kontejnerin frigorifer ndodheshin trupat e 39 personave.
Sipas policisë shkaku i vdekjes së tyre ka qënë temperatura -25 ° C në frigoriferin të mjetit që i transportonte.
“Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme, brenda asaj që disa media britanike e quajtën ‘Polar Expres’, - tha Shefja e Departamentit të policisë së Essex.
Klithmat e 39 migrantëve, të mbyllur në frigoriferin e izoluar nga të katër anët, nuk kanë qënë e mundur të dëgjohen nga askush.
Emigrantët e nisur nga Bullgaria ishin futur në kontejner, 15 orë para mbërritjes në një zonë industriale në Essex.
Në fakt, ata mund të kenë qëndruar në ‘arkivolin e tyre metalik’ shumë më gjatë, pasi gjithçka u zbulua disa orë pasi ata kishin mbërritur.