Vietnam - 'The Son Doong Cave' është shpella më e madhe në botë.
Ajo ndodhet në Vietnam dhe është 5.5 kilometra e gjatë.
Shpella më e madhe në botë 4 vjet më parë ishte "sekret", sepse askush nuk e dinte që ekzistonte.
Brenda hapësirës së saj të stërmadhe ndodhet një xhungël, një lum dhe mund të ndërtohet një qiellgërvishtës me 40 kate brenda mureve.
Hyrja për në shpellë u zbulua nga një vendas në vitin 1991, britanikët ishin të parët që eksploruan shpellën në vitin 2009.
Një kompani eksplorimi po organizon turne në brendësi të shpellës, të cilat do të zhvillohen vitin tjetër.

Foto të tjera
Në turnetë që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, vizitorët do të hyjnë 80 metra në brendësi të shpellës më të madhe në botë për të parë mrekullitë e rralla natyrore.
Shkencëtarët zbuluan brenda shpellës edhe specie bimore të cilat nuk ishin zbuluar kurrë më parë.
/Shqiptarja.com

FOTO/Shpella u zbulua në vitin 2009