Zbulohet Smeraldi i çmuar me vlerë 2 milionë paund

Zbulohet Smeraldi i çmuar me vlerë 2 milionë paund

Smerali i quajtur “Incalamu"

Një smerald që arrin një peshë prej 1.1 kg dhe me vlerë 2 milionë paund është zbuluar këtë herë në minierën e Gemfield në Zambia, në Afrikë, vend ky i cili njihet si prodhuesi më i madh në botë.

Guri i çmuar u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta. Mësohet se Smeraldi është zbuluar në minierat në Kagem. Smerali i quajtur “Incalamu",  do të thotë "luan" në gjuhën lokale të Zambia’s.

Mediat bëjnë të ditur se guri i gjetur prej 5.655 karat, do të pritet në pjesë të vogla dhe do të shitet në një ankand që do të zhvillohet,  në nëntor në Singapor. Guri është përshkruar nga specialistët "me një qartësi të jashtëzakonshme balancuar me një ngjyrë të gjelbër, të artë të përkryer ", thuhet në deklaratën e kompanisë që e zotëron.

Smeradet janë të rrallë dhe kanë një vlerë më të madhe se diamantet në treg, ato gjenden kryesisht në shtete si Zambia, Kolumbia dhe Brazili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK