Zbulohet specie e re me emrin
Donald Trump

Zbulohet specie e re me emrin<br />Donald Trump
Duket se trashëgimisë së milionerit Donald Trump do t’i bashkëngjitet edhe një insekt, i cili zyrtarisht ka marrë emrin e presidentit të 45 të zgjedhur amerikan.
 
Bëhet fjalë për një insekt që u quajt “Neopalpa Donald Trump”. Nuk duket i habitshëm ky emër sepse insekti  ngjan me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Me kurorën e ndritshme të flokëve të tij bionde dhe syve të tij të vegjël ngjashmëria bëhet më e madhe.

[gallery]20627[/gallery] 
Insekti jeton në Kaliforninë e Jugut në SHBA, në Kaliforninë e poshtme në Meksikë ndërsa biologjisti Dr. Vazrick Nazari përshkroi zbulimin e tij në edicionin e fundit të gazetës Zookeys.

Nazari i vuri këtë emër, me shpresën se mund të tërheqë publicitet meqë është dhe specie në zhdukje.
 
Ai e zbuloi insektin gjatë ekzaminimit të specieve në Muzeun Bohart të entomologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Kur ai e pa një gjë të tillë e kuptoi se nuk përshtatet me asnjë specie tjetër të mëparshme dhe është shumë i veçantë.

Biologu shpreson që pasi Trump të mësojë mbi emrin që u quajt insekti, të inkurajohet e të tregohet më i përmbajtur në deklaratat e që bën.

Por kjo nuk është hera e parë që Donald Trump bëhet pjesë e këtyre emërtimeve. Pak kohë më parë një zog i moshës 5 vjeç u quajt Donald Trump dhe po kështu dhe një kafshëz tjetër.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra