Butrint Imeri është bërë kryefjalë e medieve, ku në krah  tij është shfaqur një vajzë së cilës identitetin e saj e ka mbajtur të fshehtë.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin nga Kosova, vetë ai ka postuar një video në rrjetin e tij Instagram, ku shfaqej në makinë dhe në xhamat e makinës duket se po e regjistron një vajzë.

Butrinti autori i hitit “Xhanëm” ka vendosur të na ngacmojë sërish ditën e djeshme, duke postuar një tjetër video në Instastory, në një hotel pranë detit,  në të cilën paraqitet është një vajzë e cila po merr rreze dielli.

Vajza misterioze e cila e shoqëron këngëtarin nga Kosova është modelja bukuroshe Ery Viero, që e kemi parë dhe më parë të shoqërohet. Këto dyshime janë ngritur nga postimet e tyre në rrjete ku gjithmonë shihen tek i njëjti vend .

Ery jeton në Greqi dhe me Butrintin është njohur që në verën e vitit të kaluar, pas realizimit të klipit “Dream girl”, e cila ishte pjesë e tij.

Postimi i Ery Vieros