Zbulohet Varianti ‘Deltacrone’ në Qipro? Ekspertët: Ishte një gabim teknik

Zbulohet Varianti ‘Deltacrone’ në Qipro? Ekspertët: Ishte një gabim teknik

Foto ilustruese

Alarmi për qarkullimin e “Deltacrone”, një varianti i cili kombinon Deltën dhe Omicron ishte vetëm një gabim teknik.

Lajmin për “gabimin teknik” e ka bërë me dije asistenti profesor i Virologjisë në EKPA dhe anëtar i komisionit të ekspertëve Gikas Majorkinis në Qipro, ku edhe u mendua se u shfaq për herë të parë ky variant.

“Lidhur me Deltacron (përzierjen e Delta dhe Omicron) në Qipro, që u raportua në mediat e vendit kohëve të fundit, analizat e para të pavarura tregojnë se bëhet fjalë për një gabim teknik të laboratorit në procesin e leximit të gjenomit,” ka shkruar ai.

Qipro u mendua se ishin identifikuar 25 raste pozitive të këtij varianti, por fatmirësisht ai ishte një gabim teknik.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë