Zbulohet varri që tregon fillimet e
islamizimit të Ballkanit

Zbulohet varri që tregon fillimet e<br />islamizimit të Ballkanit
TIRANE-“Ndërkohë që shumëkush mendon se historia e Islamit në Ballkan filloi me zgjerimin otoman në rajon, e vërteta është se hapat e para myslimane në Europën Lindore janë më të hershme”, shkruan autori i lajmit për zbulimin e një varri të lashtë islamik, Gulay Krasnic – Kuzey (News Agency). Sipas tij shekuj më parë, Selxhukët, një tjetër komunitet turko-mysliman mbërritën në Ballkan dhe patën ndikim në përhapjen e Islamit.

Trashëgimia e tyre mund të gjendet sot në krahinën Gora të Kosovës, ku varri i një dervishi të njohur mysliman Sari Salltik zbulohet afër një xhamie të ndërtuar nga selxhukët përpara 725 vitesh. Varri i gjendur besohet se i përket një prej studiuesve më të famshëm të Islamit, në shekullin e 13, dervish Sari Salltik në fshatin Plava.

Autori e lidh zbulimin e këtij varri me faktin se në shekullin e 13, turqit që jetonin në Siri erdhën në Ballkan dhe disa prej tyre u vendosën në fshatin Mlika. Xhamia e tyre, e quajtur Haxhi Hysein besohet se është ndërtuar nga këto komunitetet turke që ishin pjesë e fiseve selxhuke.

Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar