Zbulohet vota e Austrisë për integrimin e Shqipërisë, ambasadori: Javë vendimtare
Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Këtë e ka pohuar ambasadori austriak në Tiranë, i cili ka thënë se ja është e merituar hapja e negociatave të Shqipërisë me BE.
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler
Austria do të votojë në favor të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “do të jetë një javë interesante, java tjetër në Bruksel. Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”.
Por theksoi ai, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite.
Do të thotë kjo se jemi të kënaqur me gjithçka që qeveria shqiptare ka bërë këto vite? Jo. Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim. Por do të thotë kjo se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘Pro’? Po, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysëm plot. Kështu që mendoj se do të jetë një hap mjaft pozitiv, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë, ku kemi parë zhvillime shumë pozitive javët e fundit, duke bërë që të themi ‘Po'.
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler
Në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Sattler, theksoi se, “ne jemi qartësisht në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pra nuk ka hezitime, është një ‘Po’ e qartë”. Ai u shpreh se kjo është një situatë ku fitojnë të dyja palët.
Mendoj se është një gjë e mirë për të dyja palët. Është mirë për BE-në, sepse ky rajon i përket Europës politikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Por është mirë gjithashtu edhe për rajonin. Është e domosdoshme dhe shumë mirë për Shqipërinë, pasi BE është nxitja më e mirë, që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e reformave. Jam shumë i sigurtë, që pa BE-në, pa mundësinë për t’u bërë vend anëtar i BE-së, shumë reforma që janë bërë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit këto vite, nuk do të kishin qenë të mundura. Pra është një situatë ku fitojnë të dyja palët (win-win). Është një fitore për Bashkimin Europian, por gjithashtu një fitore e qartë dhe për Shqipërinë.
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
46.9%
-
Jo
49%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor 2024, 13:05
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor 2024, 10:12
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor 2024, 21:37
-
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE, ambasadori Gonzato: Partitë ta konsiderojnë Integrimin prioritet kombëtar strategjik!
15 Tetor 2024, 12:27
-
Hapja e negociatave/ Amabasada gjermane: Vazhdojmë mbështetjen për Shqipërinë
21 Korrik 2022, 18:30
-
Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave
19 Korrik 2022, 10:57
-
Presidenti i KE në Tiranë, Michel: Ideja për një status 'vend i asociuar i BE' për shtetet e Ballkanit drejt materializimit! Rama: Do i jepte fund paranojave se Brukseli po na lë larg (VIDEO)
20 Maj 2022, 07:16
-
Rama për gazetën gjermane WELT: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur! Mos anëtarësimi i Ballkanit i rrezikshëm për Unionin
20 Prill 2022, 14:40
-
Komiteti i Jashtëm në PE miraton projekt-rezolutën, tjetër apel vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë, të tregojmë seriozitet! Përparimi i dukshëm
20 Prill 2022, 11:48
-
Miratohet dokumenti, Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian: Vendi ka bërë progres, të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare
24 Shkurt 2022, 14:34
-
Parlamenti Europian dhe Kuvendi i Shqipërisë njëzëri: Të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
23 Shkurt 2022, 20:38
-
DOKUMENTI/ Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë
23 Shkurt 2022, 20:12