Xhihadisti i kthyer në Shqipëri i cili është intervistuar për emisionin Italian “Le Iene” është shkodrani Ylli Bregu nga qyteti i Shkodrës. Bregu i kontaktuar nga A1 Report nuk pranon të flasë përpara kamerave, ndërsa sqaron se mediat shqiptare e kanë cunguar intervistën e tij në emisionin investigativ në shtetin fqinj të Italisë.
Sipas Bregut në deklaratën e plotë thekson se është kundër sulmeve terroriste që kryhen nëpër botë, përfshi këtu edhe sulmet mbi “Charlie Hedbo”, por duhen marrë masa për të mos lejuar fyerjet dhe talljet me ato se cfarë janë më të shenjta për myslimanët dhe fenë Islame pasi mund të kemi situata si ato të Francës, nga myslimanët.
Xhihadisti i shfaqur në videon e “Le Iene” pas kthimit nga xhihadi jeton në Shkodër në lagjen “Kiras”. Ai është larguar për në xhihad në Siri në nëntor 2012 dhe është kthyer më 2. shkurt 2013 në Shkodër pasi nuk kishte marrë leje nga nëna e tij për të luftuar.
Sipas Bregut i cili mbështet xhihadin deklaron se në momentin që ka qenë në Siri nuk ka qënë e ndaluar pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë. Bregu jeton në Kiras, ndërsa punon në një biznes të vogël në qytetin verior.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO