Zbuloi nga shokët e klasës se ishte i birësuar dhe e la shkollën / I riu në kërkim të prindërve biologjik

TIRANË- Tomorr Brahushi është 36-vjeçari i birësuar vjen sot në emisioni ’’Pa gjurmë’’ të moderatores Odeta Dume në Report Tv, në kërkim të prindërve biologjik. I mbetur i vetëm pasi edhe prindërit birësues janë ndarë nga jeta vite më parë, Tomorri është në kërkim të rrënjëve biologjike.

Tomorri u birësua nga çifti Shpëtim e Kristina. Ai ishte 4-vjeç kur nga Shtëpia e Fëmijës në Vlorë, u zhvendos përfundimisht në qytetin e Lushnjes në vitin 1987, atje ku jetonte familja birësuese Brahushi.  

Tomorri u braktis pasi u lind më 16 nëntor të vitit 1983, në maternitetin e Elbasanit ku qëndroi afro dy muaj deri më 13 janar 1984 kohë në të cilën ai u transferua në Shtëpinë e Fëmijës Vlorë. Me një fëmijëri të lumtur Tomorri do të mësonte një të vërtetë të papritur për jetën e tij, kur në moshën 10-vjeçare shokët e klasës i thanë se ai nuk i kishte prindër biologjik Shpëtimin dhe Kristinën.

1572975587_1.jpg

Tomorr Brahushi

Fillimisht nuk u besoi fjalëve, por pyetjen ia bëri nënës menjëherë sapo mbërriti në shtëpi. Nënë Kristina ia mohoi këtë gjë. Ajo nuk i tregoi të vërtetën e birësimit ndërsa jeta e Tomorrit merr një tjetër rrjedhë. Ai nuk shkoi më në shkollë. Pas kësaj ai u përball vetëm me përbuzje. Prindërit e tij birësues janë ndarë nga jeta, Kristina ndërroi jetë në vitin 2010 ndërsa Shpëtimi dy vite më pas.

Sot, Tomorri është 36-vjeç dhe jeton dhe lëmoshën e qytetarëve lushnjarë, ndërsa punon rrallë ku të mundet të gjejë punë. Nga kushtet e vështira ekonomike dhe nga problemet shëndetësore nuk ka mundur të mbarojë as shkollën.

I mbetur fillikat, Tomorri ndihmohet nga banorë të zonës dhe nga një shoqatë me një pension invaliditeti për shkak të një sëmundje nga e cila vuan. 

Tomorri ka zbuluar se ekzistonte një certifikatë lindje në zyrën civile në qytetin e Elbasanit, aty ku e vërteta e përball me dy emra, që mendohet  se mund të jenë prindërit e tij biologjik. Për këtë, në kërkim të dy emrave biologjikë, që e braktisën 36 vite më pare, Tomorri rrëfeu në ’’Pa gjurmë’’ dramën e jetës, në kërkim të së vërtetës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh