Bob Stobbart ka provuar një ekperience të çuditshme.
Ai ka parë për disa vite, duke filluar që në moshën 50-vjeçare të njëjtën ëndërr.
Një krijesë e zezë me kokë të mbuluar me shami të zezë e ndiqte atë në gjumë duke i shkaktuar frikë.

Kur zgjohej Bob e gjente veten në një cep të krevatit të mbështjellë me mbulesat sikur donte të mbrohej nga krijesa, ose ndjehej i lagur nga frika që ka përjetuar në ëndërr.
Madje ai ishte bërë edhe i dhunshëm në gjumë duke e detyruar bashkëshorten e saj Christine të flinte në një dhomë tjetër.
Sot ai është 59 vjeç dhe e ka marrë këtë ëndërr si shenjë të paralajmërimit të sëmundjes të parkinsonit nga e cila vuan sot.
Sëmundja e Parkinsonit (RBD) është çrregullim i neuroneve, që shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një pjesë të trurit, e cila më pas shkakton një substancë që kontrollon lëvizjet e njeriut.
Si pasojë e kësaj sëmundje tek pacienti shkaktohet dridhje, çrregullim i gjumit, i lëvizjes së syve etj.
Një gjumë normal të atyre që vuajnë nga Parkinsoni zgjat 90 minuta ose 2 orë dhe në fund të çdo cikli të tillë hyn në një fazë që ëndërron dhe truri shkëputet nga trupi duke humbur kontrollin e veprimeve.
Tipike e të sëmurëve me Parkinson është që kur zgjohen mundohen të bëjnë lidhjen e ëndrrës me veprimet e tyre në gjumë.
Por shenjat e hershme që paralajmërojnë sëmundjen janë dridhjet dhe humbja e aftësisë nuhatëse.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com