Gjendet unaza prej ari e vitit 1834, mësoni historinë e pabesueshme të gruas që i përkiste

Gjendet unaza prej ari e vitit 1834, mësoni historinë e pabesueshme të gruas që i përkiste

Kërkuesi i metaleve Geoff Smith

Një zbulues amator i metaleve ka gjetur rastësisht një unazë ari që daton në vitin 1834.

Sipas "Daily Mail", në unazën me ar 18 karatësh është gdhendur emri Elizabeth Honywood dhe data e saj e vdekjes së saj 29 shtator 1834.

Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honyëood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur.

Unaza u gjet nga kërkuesi i metaleve Geoff Smith, 51 vjeç, në cepin e plazhit Lancing i cili po kërkonte në zonë natën me fenerin e tij.

Smith i ka hobi që nga viti 2015 metalet dekoruese dhe thotë se ai gjeti unazën gjatë errësirës disa javë më parë.

“Unë u mahnita”, tha Smith duke iu drejtuar komunitetit të tij lokal përmes “Facebook” për ndihmë në identifikimin e pronarëve origjinalë.

Një anëtar zbuloi se Elizabeth Morth ishte martuar me Thomas Honywood në vitin 1810 në Horsham, Sussex, Britani.

Ata nuk kishin fëmijë dhe ajo vdiq në vitin 1834, në të njëjtin vit unaza u bë në Sheffield.

Ai spekulon se unaza mund të jetë bërë pas vdekjes në kujtim të saj.

Hulumtimet e mëtutjeshme zbuluan tërë pemën e familjes Honyëood dhe zbuluan se disa pasardhës jetonin akoma në vend.

Liz Honyëood kishte dy motra, njëra prej të cilave ishte Anna Morth, e lindur në 1875, e cila u martua me George Simpkin më 1 mars 1819.

Për dallim nga motra e saj, Anna pati fëmijë dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i saj, Vivian Garner, u gjet i cili jetonte në të njëjtin qytet, por vdiq në vitin 2013.

 Tre nipërit e saj, Alexina, Stephen dhe Emmi janë akoma gjallë.

Smith la takim me stërmbesën e madhe të Elizabeth Honywood, Alexinën që t’i rikthejë unazën e saj.

Foto nga unaza

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës