Zëdhënësi: Rama i kërkoi Fredi Belerit të kandidonte për PS-në, ja pse refuzoi! Jam përgjuar nga policia gjatë fushatës së 14 majit

Për Fredi Belerin që sot është në burg ka pak shpresa që të betohet si kryebashkiak, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij nën arsyetimin e mbajtur edhe nga SPAK se nuk ka një dispozitë ligjore që mbështet një rast të tillë.

Zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn e konsideroi të gjithë procesin ndaj tij politik.

Ndalur te 14 maji, ai deklaroi se “kryeministri Rama i kërkoi Belerit ta kandidonte për PS-në”, por ai sipas tij refuzoi për shkak të të shkuarës së tij familjare.

“Ia kam deklaruar shtabit se kjo histori do të zgjasë. Rama nuk e ka me Fred Belerin, Rama e ka dashur kandidat nga PS, por Beleri e refuzoi për shkak të të shkuarës së tij familjare si viktimë e sistemit komunist. Edi Rama i ka kërkuar Fredi Belerit të kandidonte nga PS por Beleri e refuzoi sepse gjyshi i tij është pushkatuar nga komunizmi dhe Beleri nuk ndihej komod të kandidonte nga PS duke shkuar tu kërkojë votën  atyre që iu del ende Enver Hoxha në sfond. Beleri në këtë sfond si përbën asnjë problem Edi Ramës.

Dhuli thotë se edhe ai ka qenë një nga personat e përgjuar përpara zgjedhjeve nga policia e Himarës.

“Pse u bë gjithçka me ngut, pse përgjimi ynë, në rastin tim përgjimi im nga ana e policisë së Himarës. Një veprim idiot nga ana e policisë së Himarës donin të tregonin sa patronazhistë ishin dhe më përgjuan dhe mua dhe të gjithë shtabin elektoral pa vendim prokurorie. Por s’jam i shqetësuar për këtë. Për mua problem është fakti se prokuroria sot po mban me dhunë në detyrë një njeri që ne e kemi rrëzuar me votë, për mua si qytetar.

Si ka mundësi që ka 15 kallëzime penale për Jorgo Goron dhe prokuroria nuk e arreston, sepse nëse e arrestojnë Jorgo Goron prokuroria kupton efektin anësor. Efekti anësor i arrestimit të Jorgo Goros është që Fred Beleri duhet të shkojë në zyrë sepse bashkia s’mund të rrijë pa kryetar”, shtoi ai.

Për Dhulin, Beleri nuk lejohet të marrë bashkinë e Himarës sepse në të kundërt do të hapeshin letrat e korrupsionit.

“Ne do zbulojmë vjedhjet, nëse hapet kutia e pandorës në Palasë në Dhërmi në Himarë në Borsh e dini  që bie qeveria. Tani nuk e bëjmë dot sepse nuk marrim asnjë dokument. Në Borsh sot që ne flasim është duke u grabitur një pronë me dhjetëra hektarë janë rreth 50 familje ku është përfshirë dhe një komunitet fetar shumë i rëndësishëm në vend. Pra komuniteti fetar është përdorur si mjet ndërsa pas përfshihen oligarkë. Njerëzit janë ata që e ulërijnë çdo ditë këtë grabitje ndërsa ne nuk sigurojmë dot dokumente për ta çuar në prokurori.  Bashkia ka mundësi që të paktën të demaskojë vjedhjen.

Sipas tij Rama nuk bën zgjedhje në bashkinë e Himarës sepse nuk ka kandidat.

“Rama nuk bën zgjedhje në bashkinë e Himarës sepse nuk ka kandidat. Kandidoi Jorgo Goron për herë të katërt dhe humbi. Nuk bën zgjedhje se nuk ka kandidat.”

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 12/12/2023 17:48

    Per kete Dhulin qe del perpara kamerave dhe shpif per llogari te Bejlerit shpifjet po te vertetohen si te genjeshtra dhe jo te verteta denohen me ligj!

    Përgjigju
  • Emigrant: 12/12/2023 08:05

    Ke noi fakt apo leter qe Rama i ka kerkuar ketij terroristi antishqiptar qe kandidonte per PS Po ke nxirre

    Përgjigju
    • Emigrant: 12/12/2023 11:00

      Degjo A,N un nok lavderij hajdutet dhe grabitesit Por nuk toleroj ata qe per 300 euro drerrojn lekuren dhe shesin interesat kombetare per te huajin Prandaj i thash ketij djali qe per partin bron nje qe akuzihet per terrorizem dhe ne sherbim te qarqeve antishqiptare greke

    • A. N.: 12/12/2023 09:15

      Pse Rama ato te tjeret qe ka vene neper bashkite e tjera ishin dhe jane te kulluar? Te marrim psh mikun e tij Dakon: Nuk la gje pa vjedhur e shkaterruar ne gjithe Durresin e zonen e plazhit per dekada. Antishqiptar eshte gjithkush qe vjedh e plackit pronen e perbashket te shqiptareve dhe si Dako ke me qindra mor emigrant!

  • populli: 12/12/2023 04:27

    policia ti pergjoje te gjithe keta kelyshet ,yyyyyyyyyyyyyyy bajga

    Përgjigju
  • Lol: 12/12/2023 00:41

    Paskan dal grekofilët me shpifjet e tyre.. na është bër ky fredi beleri legjend këto 7 muaj. Hahaha do bjeri qeveria apo do shtohen grekët në himarë.

    Përgjigju
  • Himarioti: 11/12/2023 23:44

    Gjyshi i Belerit nuk eshte pushkatuar ka jetuar deri ne 90 vjec. Ai ishte nga 25 veta qe votuan pro Enver Hoxhes ne 1945. Dhuli jeton ne boten e tij imagjinare, dhe eshte vene ne pune nga Beleri si “image maker” por keto brockulla nuk i beson asnjeri. Dhuli eshte nje nga genjeshtaret e Belerit.

    Përgjigju
  • Or tej: 11/12/2023 23:42

    Bregdetin qe ja kane falur oligarkeve e dime me kohe or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Bato: 11/12/2023 21:13

    Diversione nga nje tradhetar pa atdhe! Turp qen zagar! Do merrni ate qe nuk thuhet ne Himare e kudo ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Paskali: 11/12/2023 21:11

    Dhulit mos ja vini re cfar thote eshte kokrra e mashtruesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!