Në emër të koalicionit Berisha-Meta, zëdhënësja e opozitës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi solli fakte sipas saj, që tregojnë se premtimet e Erion Veliajt, janë mashtrime.
Sipas saj, Veliaj mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erjon Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 akzistuese.
“Nëse do i bëjmë bashkë këto, dalin 21, që është shumë më ndryshe se shifra 40. Kujtojmë këtu se vetëm me taksën e infrastrukturës arsimore, Veliaj ka marrë nga qytetarët e Tiranës 41 milionë euro. Ndërkohë që 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, të Liqenit të Thatë, të Kodrës së Priftit, janë pa asnjë çerdhe, pa asnjë kopësht, pa asnjë shkolle”, tha Bardhi.
Më pas, zëdhënësja e opozitës tha se nuk janë respektuar afatet e tregut agro-ushqimor në Farkë, për të cilin thotë se ende s’ka përfunduar por Veliaj e ka inauguruar për herë të dytë në pak javë.
“Veliaj inauguroi për herë të dytë në pak javë, tregun agro-ushqimor në Farkë. Jo vetëm nuk u respektuan afatet, pasi që do të duhej të ishte gati vitin e shkuar, por ende edhe sot, me gjithë propagandën, ky treg nuk ka përfunduar, dhe Erjon Veliaj ka nxjerrë sërish 700 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për kompletimin e punimeve”, tha Bardhi.