Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur humbi jetën Ardit Gjoklaj

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa: Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur humbi jetën Ardit Gjoklaj

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se kompania që operonte në Landfillin e Sharrës ku humbi jetën Ardit Gjoklaj, ka është ri licensuar.

Zëdhënsja e PD, Ina zhupa ka deklaruar e njëjta kompani ka marrë licencën por vetëm ka ndryshuar emrin. Zhupa hedh akuza edhe ndaj ministrit të Turizmit, Blendi Klosi duke thënë se nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kontraktoi kompaninë në fjalë për të kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës  jashtë cdo kushti dhe parametri teknik.

Zhupa ndër të tjera shton se shteti do të lehtësojë proceduart e bizneseve që bëjnë shkelje.

Deklarata e plotë e Zhupës:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k  me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R  sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018  dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016  kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për  kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës  jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona,  burra , gra dhe femijë  jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016  Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit  nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv