Brozi: Politika e eurove kundër ndërtimit të shkollës..që fëmijët i dërgon me studime jashtë

Brozi: Politika e eurove kundër ndërtimit të shkollës..që fëmijët i dërgon me studime jashtë

Zef Brozi

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi flet mbi protestën disa pedagogëve me Jamarbër Malltezin në krye, te Univesitetit Bujqësor i Tiranës ku kundërshtohet ndërtimi i një shkolle. Brozi thotë se protesta e pedagogëve dhe studentëve kundër ndërtimit të një shkolle është një vepër e turpshme për sa kohë vetë ata janë partiakë dhe fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e unversitete jashtë vendit.

Reagimi i plotë i Zef Brozit:

A nuk është turp për këdo që proteston kundër ndërtimit të një shkolle publike në Tiranë a kudo që të jetë? Aq më tepër kur këtë e bëjnë disa studentë e pedagogë të drejtuar nga disa partiak e politikanë. Aq më tepër kur shumë nga këta politikanë e partiak fëmijët e tyre i dërgojnë në shkolla e universitete jashtë vendit sepse janë milionerë në euro dhe jo si prindërit e varfër të atyre fëmijëve që presin të shkollohen në atë shkollë të re publike që do ndërtohet aty. Të humbur do jenë ata që protestojnë kundër shkollimit e dijes! Jam skandalizuar kur kam parë edhe ndonjë student në Shkodër duke thyer xhamat e dyert e një godine të re të fakultetit të tyre vetëm se po vonohej që godina të ishte gati për të filluar mësimi në të! Uroj që ata studentë të mos jenë studentë të Drejtësisë. Nëse ishin studentë të Drejtësisë, zor se ata ta meritojnë të jenë gjyqtar a prokuror. U bëj apel qytetarëve të Shqipërisë të mos bëhen vegla qorre të partive politike.

Protestuesit pretendojnë se ndërtimi i kësaj shkolle po bëhet brenda kampusit, ndërkohë që Report Tv ka mësuar se shkolla nuk prek aspak pjesën e kampusit, pasi është në krahun tjetër të rrugës dhe trualli është shpronësuar që në vitin 2008 duke ia kaluar bashkisë, e cila ka planifikuar ndërtimin e një shkolle të re. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën