Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës

Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës

Zef Brozi dhe Sali Berisha

TIRANË- Akt terrorist i quan 4 vrasjet e 21 janarit, Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri. Në një postim në Facebook, sot kur shënohen 14 vite nga ky krim shtetëror, Zef Brozi shkruan se pandëshkueshmëria dhe padrejtësia për 21 janarin ende po vazhdon.

Dosja prej 6 muajsh është në duart e SPAK, por sipas Brozit po zvarriten hetimet për urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist. E sipas tij, kjo zvarritje dëshmon se ka ende prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës.

“Sot në 14-vjetorin e 21 Janarit 2011 kur shteti Berishian vrau 4 protestues e plagosi dhjetëra te tjerë, për turpin dhe korrupsionin e gjykatave dhe prokurorisë, Pandëshkueshmëria dhe Padrejtësia vazhdon. Vonesat dhe zvarritjet që SPAK po bën me hetimet e Urdhërdhënësit kryeministror të këtij akti terrorist dëshmojnë se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që mbrojnë krimet e Sali Berishës”, shkruam Zef Brozi.

Sot shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 në Bulevard. Dosja po hetohet nga SPAK, që do zbardhë edhe rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por ende nuk janë marrë në pyetje. Më 21 janar u vranë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

    SI.E./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

      14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



    ×

    Lajmi i fundit

    Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

    Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë