Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi i bën thirrje pjesëmarrësve në tubimin e opozitës të respektojnë rregullat e protestave demokratike e paqësore dhe të mos u binden thirrjeve antikushtetuese për dhunë e shkatërrim që bëjnë disa politikanë të korruptuar e të inkriminuar të opozitës jashtëparlamentare.
"Pranvera është stina e punëve dhe jo e humbjes se kohës rrugëve. Kthejuni punëve qytetarë të Shqipërisë sonë të dashur!
Ndërsa atyre që shkojnë në protesta ju bej apel të respektojnë rregullat e protestave demokratike e paqësore dhe të mos u binden thirrjeve antikushtetuese për dhunë e shkatërrim që bëjnë disa politikanë të korruptuar e të inkriminuar të opozitës jashtëparlamentare.
Apeloj që të fillojë sa më parë punën Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Dhe atëherë edhe opozita do të duhet të zgjedhë drejtuesit e saj të rinj!", shkruan Zef Brozi.