TIRANE-Tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një reagim në facebook.

Ai shprehet se grupi negociator është i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave dhe gëzon integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces.

Puna e tij duhet të mbështetet nga të gjithë pa përjashtim, ashtu sikurse bashkëpunimi në fushën e integrimit duhet t'i bashkojë të gjithë pavarësisht dallimeve partiake, sepse synimi për anëtarësim në BE është interes themelor e vlerë kombëtare e Shqipërisë!” tha Cakaj.

 Kryeministri Edi Rama zbuloi javë ditë më parë se kryenegociatori do të jetë Zef Mazi, por presidenti Ilir Meta në platformën e tij me 14 pika kërkonte që emri të zgjidhej nga këshilli politik.