TIRANE- Kreu i Gjykatës Kushtetuese rumune Augustin Zegrean thekson se faktori qeveritar shqiptar duhet të jetë pjesë e luftës ndaj korrupsionit. Kjo është theksuar gjatë takimit që Zegrean ka zhvilluar sot me ministrin e Drejtësisë shqiptare Nasip Naço. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese rumune u shpreh se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë për reforma.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Nasip Naço në fjalën e tij theksoi rëndësinë e vijimit të reformave dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
“Duam të përfitojmë nga eksperienca juaj. Synojmë reforma të konsoliduara. Dekurajim korrupsionit në të gjitha nivelet”, tha ministri Naço.
Realizimi i reformave në sistemin e drejtësisë dhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit janë ndër prioritet kyçe në rrugën drejt integrimit europian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com