Zela: Fitorja Fillon nga Tirana

TIRANË – Një ditë pas votimit në PS, kandidati për kreun e ri të Tiranës, Ilir Zela ka ftuar të sapozgjedhurin Sajmir Tahirin që të bashkojë në një, dy platformat e paraqitura nga dy kandidatët në garën për drejtuesin e ri të socialistëve të kryeqytetit.Mëngjesin e së djelës, Zela ka komentuar në rrjetin social Facebook zgjedhjet e djeshme, ndërsa ka renditur falenderime të shumta për delegatët që e votuan, drejtuesit e PS si edhe median.

DEKLARATA E PLOTË E ZELËS
Fitorja Fillon nga Tirana!
Bashkim, Bashkim, Bashkim!
Përfshirje, Përfshirje, Përfshirje!

Falenderoj 153 anetarët e Asamblese Socialiste te PS te Tiranë të cilët votuan platformen time! Falenderoj 390 motrat dhe vëllezërit e tjerë te cilët votuan ate te Saimirit! Nga zemra i falenderoj 543 anetaret qe moren pjese ne votim! Falenderoj Edi Ramën për vlerësimin që iu bëri të dy platformave! Falenderoj Presidentin Meidani, Profesor Pellumbin dhe Legjendën e te gjitha fitoreve të PS në kryeqytet, Musa Ulqinin për pjesëmarrjen ne këtë mbledhje të Asamblese!

Uroj Saimirin për fitoren dhe e ftoj ti bashkojë të dy platformat!

Falendroj te gjithë motrat dhe vëllezërit socialistetë anetare te AS të cilët iu pergjigjën fteses sime per BASHKIM!

Falenderoj Arben Malajn i cili me dashuri vëllazërore, por edhe me pergjegjesi politike me inkurajoi te hyja ne këtë garë por mbajti distancen e duhur prej saj si anetar i Kryesise se PS! Falenderoj te gjithe deputetet socialiste të Tiranës dhe anëtaret e udheheqjes së PS për qëndrimin e tyre korrekt ndaj kesaj gare.

Falenderoj edhe te vetmin anëtar te Kryesisë së Partisë, i cili nuk i rrezistoi dot ngasjes për te marrë anë, per korrektimin e sjelljes së tij dy ditet e fundit te gares!

Falenderoj Thoma Gëllçin, Rajmonda Stefen, Andis Harasanin e të gjithë të tjërët per mbështetjen publike ndaj meje pa shkelur statutin e PS!

Falenderoj Silena Tolën dhe Rin Zelën, eurosocialistet e mrekullueshem te cilet jo vetëm shperndane fletepalosjet e mia, por ishin dhe anëtarët më të mirë të stafit tim! Falenderoj Liri Colin (Janin), Banush Gozhdarin e Ilir Ukperën të cilët me përfaqësuan në të gjitha procedurat e garës!

Falenderoj anëtarët e stafit te PS, Kristaq Tilen, Gëzim Kopon, Besnik Deden e të gjithë të tjerët që u kujdesën për organizimin fantastik të mbledhjes së AS! Falenderoj Aldrin Dalipin dhe Zërin e Popullit për publikimin e platformave dhe respektimin e alfabetit të shqipes sone te bukur!

Falenderoj te gjithe gazetaret e seksioneve politke të mediave tona, Darinën, Aristirin, Sadielën, Denisin, Skerdilaidin, Jakinin e te gjithë të tjerët! Veçanërisht falendroj tre personalitete te mediave, Alban Dudushin, Anila Bashën dhe Lorenc Vangjelin për interesin e treguar prej tyre!

Ju dua të gjithëve!
Iliri

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin