
Presidenti Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhin, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi, ka kërkuar mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse.
“Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus. Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë”, tha Zelensky.
Kujtojmë se kohët e fundit Odesa është kthyer në objektiv të sulmeve të njëpasnjëshme me dron nga Rusisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shpërthime në rajonin rus të Rostovit, 16 të plagosur! Moskës dhe Kievit bëjnë fajtore njëra-tjetrën









