1766508143_a.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në X , duke thënë se ishte mirënjohës ndaj BE për të gjithë mbështetjen, ndihmën dhe angazhimin maksimal të treguar jo vetëm këtë vit, por që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.

"Javën e kaluar, Këshilli Evropian miratoi një vendim për 90 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën për periudhën 2026-2027, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne e vlerësojmë shumë faktin që BE po e mbështet Ukrainën në këtë mënyrë në këtë fazë diplomatike, në shumë aspekte vendimtare", tha ai.

Sipas Zelensky, negociatat në vazhdim mund ta ndryshojnë rrënjësisht situatën dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë.

Me von der Leyen, përfundoi ai, "diskutuam rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshmërisë së Ukrainës dhe forcimit të pozicioneve tona në tryezën e negociatave'.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: U tërheqëm nga rajoni Siversk për të shpëtuar jetët e ushtarëve! Zelensky: Putin po sulmon para Krishtlindjes, nevojitet më shumë presion