Zelensky: Çdo diskutim për të arritur marrëveshje paqeje pa çlirimin e Krimesë, thjesht humbje kohe

Zelensky: Çdo diskutim për të arritur marrëveshje paqeje pa çlirimin e Krimesë, thjesht humbje kohe

1669276949_Screenshot3.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbetur këmbëngulës që Rusia duhet të shtyhet nga i gjithë territori i vendit të tij, përfshirë Krimenë. 

Zelensky dëshiron të rimarrë territorin e pushtuar fillimisht nga Rusia në 2014, Krimenë e aneksuar, së bashku me pjesë të rajoneve lindore të Luhansk dhe Donetsk (të cilat kanë qenë pjesërisht nën sundimin e separatistëve pro-rusë), raportojnë mediat e huaja.

“Ne duhet t’i kthejmë të gjitha tokat, sepse besoj se fusha e betejës është rruga kur nuk ka diplomaci. Nëse nuk mund ta marrim plotësisht tokën tonë, lufta thjesht është e ngrirë. Është çështje kohe para se të rifillojë”, tha Zelensky për Financial Times.

Ai gjithashtu pranoi se fati i Krimesë po ngrihet në axhendën ndërkombëtare.

“Unë e kuptoj se të gjithë janë të hutuar nga situata dhe çfarë do të ndodhë me Krimenë. Nëse dikush është i gatshëm të na ofrojë një rrugë për de-okupimin e Krimesë me mjete joushtarake, unë do të jem vetëm në favor. Nëse zgjidhja nuk përfshin de-okupimin dhe Krimea është pjesë e Federatës Ruse, askush nuk duhet të humbasë kohën e tij për këtë. Është humbje kohe”, tha Zelensky. 


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës