
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aktivisti rus Alexei Navalny janë në garë për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti norvegjez.
Mes 351 të nominuarve, Zelensky dhe Navalny janë të preferuarit, por ekspertët thonë nse shanset e tyre janë të pakta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës në një kohë luftë dhe fokusi i komitetit në Rusi vitin e kaluar ndikon në shanset e të dy burrave, raporton agjencia e lajmeve ndtv.
Lista e plotë e kandidatëve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez Peng Lifa.
Laureati merr jo vetëm një medalje dhe diplomë, por edhe 11 milionë korona suedeze (afërsisht 812,306 £). Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 6 tetor, me ceremoninë e planifikuar me 10 dhjetor në bashkinë e Oslos.
Laureat është që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh ose çmimin më të lartë për vepra të shquara e për shërbime të veçanta në një fushë të shkencës, të letërsisë, të arteve, të prodhimit etj.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj









