Foto: Volodymyr Zelensky
Presidenti Volodymyr Zelensky i ka hequr shtetësinë ukrainase kryetarit të bashkisë së Odesës, Gennady Trukhanov, një politikan i shquar vendas, dhe balerinit Sergei Polunin, i cili ka shkaktuar një skandal me qëndrimin e tij pro-Kremlinit.
"Shtetësia ukrainase e kryetarit të bashkisë së Odesës, Gennady Trukhanov, është pezulluar", njoftoi të martën në Telegram Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), duke cituar një dekret të nënshkruar nga Zelensky.
SBU akuzoi Trukhanovin se është shtetas rus dhe "mbanë një pasaportë të vlefshme ndërkombëtare të vendit agresor", të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Një ish-anëtar i parlamentit, Trukhanov ka qenë kryetar bashkie i Odesës, qytetit të tretë më të madh të Ukrainës. Heqja e shtetësisë së tij ukrainase e pezullon atë në mënyrë efektive nga mandati i tij si kryetar bashkie.
"Unë nuk kam marrë kurrë pasaportë si shtetas rus. Unë jam shtetas ukrainas", u përgjigj Gennady Trukhanov në një mesazh drejtuar qytetarëve të Odesës.
Ai siguroi se do të "vazhdonte të shërbente si kryetar bashkie i zgjedhur" për aq kohë sa të ishte e mundur dhe premtoi të apelonte në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
I konsideruar dikur një politikan pro-rus, Trukhanov u tërhoq pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022 dhe e ka kritikuar publikisht Moskën, duke u përqendruar në mbrojtjen e Odesës dhe mbështetjen e ushtrisë ukrainase. Një burim brenda presidencës ukrainase i tha AFP-së se edhe shtetësia ukrainase e balerinit Sergei Polunin ishte revokuar.
Polunin, i cili mban një tatuazh të madh të Presidentit Vladimir Putin në gjoks, nganjëherë quhet "djali i keq" i baletit për performancat e tij dhe deklaratat kontraverse. Ai u largua papritur nga Baleti Mbretëror i Britanisë në vitin 2012, pasi u promovua në balerin kryesor. I lindur në jug të Ukrainës, ai ka mbajtur shtetësinë ruse që nga viti 2018. Ai mbështeti pushtimin rus në vitin 2022 dhe më parë, në vitin 2014, mirëpriti aneksimin e Krimesë nga Rusia, ku jetoi dhe punoi.
Lajmi kryesor:
Ukrainë/ Rusia godet 4 kamionë me ndihma të OKB, Kievi: Akt terrorizmi! Në Kharkiv, bomba bie pranë spitalit, 57 të plagosur










