
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti propozimin e Trump për të përdorur vijën e frontit si bazë për negociatat e paqes "një kompromis të mirë". Zelensky e bëri këtë deklaratë për mediat pas mbërritjes në Oslo në Norvegji, duke shtuar: "Por unë nuk jam i vetmi që do të pajtohem."
"Mendoj se ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt nëse Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë presidentit këtë.", u shpreh Zelensky.
Lajmi kryesor:
SHBA autorizon Kievin të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi! Zelensky: Ngrini luftën në vijën e frontit! Dronët rusë godasin azilin në Kharkiv









