Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë! Rusia minimizon shpërthimet

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë! Rusia minimizon shpërthimet

Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Ai po fliste vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: "Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo".

Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse. Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë. Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë. Pamjet në mediat sociale treguan plazhistët duke vrapuar ndërsa shpërthimet goditën, me dëshmitarët që thanë se kishin dëgjuar të paktën 12 shpërthime. Departamenti i Shëndetësisë i emëruar nga Rusia në Krime tha se një civil ishte vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gazetarja ruse mund të përballet me 10 vjet burgim

Marina Ovsyannikova, një ish-redaktore e rrjetit shtetëror "Channel One", e cila protestoi ndaj luftës së Rusisë u akuzua këtë të mërkurë për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë ruse, dhe nëse dënohet rrezikon 10 vjet burgim.

Avokati i gazetares, Dmitry Zakhvatov tha se dënimi maksimal i parashikuar në kodin penal është 10 vjet burg, ndërsa njoftoi se gazetarja do të qëndrojë në paraburgim deri të enjten. Kujtojmë së gazetarja Marina Ovsyannikova ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në televizionin rus duke mbajtur një poster në të cilin shkruhej:

 “Putini është një vrasës. Ushtarët e tij janë fashistë.”

Një gjykatë e qarkut në Moskë, më 8 gusht urdhëroi ish-redaktoren të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë. Kujtojmë se Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus në kohën e protestës së saj. Ajo u arrestua më vonë dhe u gjobit me 30.000 rubla (rreth 500 dollarë) nga një gjykatë për thirrje për protesta të paligjshme. Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.

Ora 16:26
Shpërthimet në Krime/ Kievi: Shkatërruam 9 avionë luftarakë rusë

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se 9 avionë luftarakë rusë u shkatërruan nga shpërthimet masive që goditën një bazë ushtarake ajrore ruse në Krime. Rusia mohoi se avionët janë dëmtuar nga shpërthimet dhe se ka pasur një sulm.

Zyrtarët ukrainas u tallën me versionin rus se një duhanpirës i pakujdesshëm mund të ketë shkaktuar zjarrin dhe shpërthimin e municioneve në bazën ajrore Saki. Analistët argumentojnë se ky shpjegim nuk ka kuptim dhe se ukrainasit mund të kenë përdorur raketa kundër anijeve për të goditur bazën. Ndërsa shmangën hyrjen në meritat, disa zyrtarë të Kievit theksuan rëndësinë e gadishullit, të aneksuar nga Moska tetë vjet më parë.

 

Ora 14:31
'Do sillte pasoja katastrofike', Rusia kërkon mbledhje të OKB-së për centralin bërthamor në Ukrainë

Rusia i ka kërkuar takim Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në lidhje me sulmet që thotë se Ukraina ka bërë në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, raporton media ruse TASS.

“Rusia kërkoi që pasditen e 11 gushtit të mbahej një konferencë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me sulmet e fundit të Ukrainës në NPP Zaporizhia dhe pasojat e tyre të mundshme katastrofike”, shkruan media ruse.

Rusia kërkoi pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, në takim.

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm në OKB, Dmitry Polyanskiy, po ashtu konfirmoi se Rusia dëshiron që kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, të njoftojë pjesëmarrësit në mbledhjen e Këshillit për situatën në këtë central.

Thirrja për këtë takim vjen në kohën kur Rusia dhe Ukrainas prej ditësh po shkëmbejnë akuza ndaj njëra-tjetrës për sulmet me bomba në termocentralin më të madh bërthamor në Europë. Nisur nga këto ngjarje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres me 8 gusht bëri thirrje që t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhias inspektorëve ndërkombëtarë.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.

Ora 09:28
Putin humb komandantin elitar të FSB-së! Oficeri i 99-të humb jetën gjatë pushtimit të Ukrainës

1660116521_putin.JPG

Nënkoloneli Nikolai Gorban, 36 vjeç ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht. Kjo do të thotë se Vladimir Putin ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor. Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai mendohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës. Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.

“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.

Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë. Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake. Kleschenko ishte zëvendës shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar.

Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë grua që vdiq në luftën në Ukrainë. Ajo ishte kolonele e forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha titullin post-mortum “Heroina e Rusisë”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/08/2022 14:46

    Perderisa centralin e ka mare Rusia nen kontroll atehere si munb ta bombardoje ? Kjo eshte puna e zelenskyt dhe vazhdon te mashtroje ai si ka ber qe ne fillim te luftes

    Përgjigju
    • Lumi: 10/08/2022 17:08

      O Beno, kjo nuk eshte lufta e zelenskit. Kjo eshte lufta e diktatorit putin me perndimin. Perndimi nuk eshte individ qe zgjohet ne mengjes dhe i duhet nje lufte per te regulluar problemet e brendshme. Perendimi eshte makineri ekonomike qe levize gjithe boten.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë