
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se vendi i tij do të marrë statusin e kandidatit për në BE gjatë fjalimit të mbrëmjes.
“Ka filluar faza finale e një maratonë të madhe diplomatike. Në këtë maratonë jemi vërtet bashkë me Bashkimin Europian, në një ekip dhe ky ekip duhet të fitojë. Jam i bindur se ky vendim do të forcojë jovetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimit Evropian”, tha Zelensky.
Zelensky, sipas mediave lokale, shtoi se ishte i sigurt se vendi do të merrte së shpejti një përgjigje. Dje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Ukrainës do t'i thuhet javën e ardhshme nëse mund të kalojë në fazën tjetër të anëtarësimit në bllok.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi krijon dy korridore tokësore për eksportin e grurit! Në Severodonestk humb jetën një ushtar britanik










