Zelensky nuk kandidon më në 2024-tën? Deklarata e Zonjës së Parë

Zelensky nuk kandidon më në 2024-tën? Deklarata e Zonjës së Parë

Ndërsa Ukraina diskuton rreth asaj nëse do të mbajë apo jo zgjedhjet e ardhshme presidenciale ndërsa agresioni rus vazhdon, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska i tha CBS se nuk është e sigurt nëse burri i saj do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.

Gjatë një interviste tek  “Face the Nation”, u shpreh se aspiratat politike të presidentit ukrainas nuk e kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e saj personale.

Megjithatë, shtoi se nëse, ai zgjedh të kandidojë për një mandat të dytë,  ajo nuk do të ndihej aq ngurruese sa ndihej gjatë kandidimit të tij të parë në zgjedhjet presidenciale.

“Edhe kur kandidoi për herë të parë, unë nuk isha plotësisht dakord”,  i tha Zelenska korrespondentes së CBS, Margaret Brennan. “Por nëse ai kandidon përsëri, nëse e hedh këtë hap për herë të dytë sepse konsideron që është e nevojshme, atëherë mirë, ne tashmë e kemi një përvojë”, shtoi Zonja e Parë e Ukrainës, edhe pse siç tha, nuk është aspak e sigurt për këtë duke pasur parasysh situatën në vend.

“Do të varet shumë edhe nëse shoqëria jonë do të ketë nevojë për atë si president. Nëse ai ndjen që shoqëria ukrainase nuk e dëshiron më në krye të shtetit, ndoshta nuk do ta kandidojë. Unë vetë do ta mbështes në çdo lloj vendimi që do të marrë”, pohoi Zelenska.

Me gati një të pestën e Ukrainës të pushtuar nga forcat ruse, miliona të zhvendosur nga lufta dhe dhjetëra mijëra qytetarë që shërbejnë si ushtarë, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të ishte “praktikisht e pamundur” dhe “e pakujdesshme”, sipas zyrtarëve ukrainas dhe ekspertëve zgjedhore që folën për Washington Post.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin urdhëron Ministrin e mbrojtjes ruse: Ndaloni kundërsulmin e Ukrainës deri në tetor! Rusia bombardon qytetin e Ukrainës, Odessa, 1 e plagosur


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe 'prek' titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe 'prek' titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League