Zelensky: OKB-ja mund të bëjë më shumë për paqen, por nevojitet reforma! Rusia duhet të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë

Zelensky: OKB-ja mund të bëjë më shumë për paqen, por nevojitet reforma! Rusia duhet të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë

1695223913_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se kjo e fundit mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë.

"Unë mendoj se OKB-ja mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë", tha Zelensky.

Ai tha se ishte i sigurt se Karta e OKB-së mund të funksiononin për sigurinë globale, por diskutimi për reformën e Kombeve të Bashkuara duhej të shndërrohej menjëherë në një proces.

"Unë jam i sigurt se Karta e OKB-së mund të funksionojë për sigurinë globale, por diskutimi për reformën e Kombeve të Bashkuara duhet të shndërrohet menjëherë në një proces. Të gjitha vendet që e njohën agresionin rus si shkelje të Kartës së OKB-së, por që kjo nuk ndryshoi asgjë për Rusinë në OKB. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfaqësimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe për përdorimin e të drejtën e vetos”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se shumica e njerëzve nëpër botë i quan veprimet e Rusisë si kriminale.

"Shumica e botës e pranon se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kriminale dhe të paprovokuara dhe kanë për qëllim marrjen e territorit dhe burimeve të Ukrainës. Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina dhe Krimea”, tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky largohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së para ndërhyrjes së Lavrov: Putin të tërhiqet nga i gjithë territori ynë, përfshirë Krimenë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë