Volodymir Zelensky thotë se ka marrë paketa ndihme nga vendet europiane që ka vizituar këtë javë.
Zelensky thotë se Ukrainës i shtohen ndihma për mbrojtjen dhe prodhimin e dronëve, të siguruara nga vizitat që zhvilloi këtë javë në Berlin Londër Paris dhe Romë.
Në kanalin e tij në Telegram, Zelensky njoftoi se në përfundim të turit te tij europian që u përmbyl me Papa Franceskun u ka komunikuar vendeve aleate planin e tij për fitoren. Ndërkohë në front vijuan luftimet.
Ukraina sulmoi me dhjetra drone Rusinë në rajonin e Belgorodit, një sulm I cili la 1 të vdekur dhe 11 të plagosur. Në anën tjetër, 3 ukrainas u plagosën në Zaporizhia ku rusët vijojnë operacionet e tyre ushtarake.
Në orët e para të së premtes ukrainasit goditën depot e naftës ruse pranë qytetit Rovenky nw Ukrainwn lindore pjese tw rajonit tw pushtuar Luhansk.