1765347200_011500646fe019e6415e947a58f7c952170eb4fed.ëebp

"Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një takim trepalësh në Miami me Ukrainën dhe Rusinë", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur për bisedimet e ardhshme në SHBA.

'Ata propozuan këtë format, për aq sa kuptoj unë: Ukraina, Amerika, Rusia. Edhe evropianët mund të jenë të pranishëm. Do të ishte "logjike të mbahej një takim i tillë i përbashkët, pasi të kuptohen rezultatet e mundshme të takimit që është zhvilluar tashmë", theksoi Zelensky, duke iu referuar bisedimeve të Berlinit.

I dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, pritet të jenë në Miami nga pala amerikane. Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio gjithashtu pritet të marrë pjesë.

Negociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev, do të jetë nga pala ruse. I dërguari i Zelensky, Rustem Umerov, ka qenë tashmë në SHBA që nga dje për t'u takuar me negociatorët amerikanë. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rubio: Nuk do të ushtroj presion për asnjë marrëveshje! Zelensky: Nga SHBA është propozuar një takim trepalësh me Rusinë në Miami