Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ata duhet të bëjnë “gjithçka” për të siguruar që vendi i tij të mund të përdorë Detin e Zi për të eksportuar grurë pasi Rusia njoftoi se po tërhiqej nga një marrëveshje e nbdërmjetësuar nga OKB.
“Edhe pa Rusinë, ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të mund ta përdorim këtë korridor të Detit të Zi”, tha ai sipas zëdhënësit të tij Sergiy Nykyforov.
Zelensky vazhdoi duke sugjeruar se Ukraina mund të vazhdojë eksportet e grurit pa mbështetjen ruse.
“Ne nuk kemi frikë. Na kanë kontaktuar kompani të ndryshme që zotërojnë anije. Ata thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë dërgesat e grurit nëse Ukraina i dërgon dhe Turqia i lejon të kalojnë”, tha Zelensky.
Duke u tërhequr nga pakti, Ministria e Jashtme ruse tha të hënën se qeveria e saj po hiqte garancitë për një lundrim të sigurt në Detin e Zi.
Ka rrugë alternative për eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës me hekurudhë përmes Evropës Lindore, por ato nuk mund të përballojnë lehtësisht vëllimin që Ukraina dëshiron të eksportojë.
“Kam udhëzuar Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, pas sinjalit zyrtar nga Federata Ruse, të përgatisë sinjalet tona zyrtare drejtuar Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, në mënyrë që ata të më përgjigjen si presidentit të Ukrainës se janë të gatshëm të vazhdojmë iniciativën tonë”, shtoi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin mbyll marrëveshjen e grurit! Mediat: Biden do të presë kardinalin Zuppin! Moska: Ura e Krimesë u godit me ndihmën e Londrës dhe SHBA-ve
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.3%
-
Gafë
51%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
'Po mbulohet ngjarja', Presidenti i Azerbajxhanit nuk ndal akuzat ndaj Rusisë për rrëzimin e avionit
7 Janar, 12:08
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Lufta/ Ukraina sulmon Kurskun, rusët marrin një qytet në rajonin e Donbas
6 Janar, 15:26
-
Zelensky: Trump të jep besimin se mund t'i japë fund luftës! Ai ka fuqi të ushtrojë presion mbi Putinin
6 Janar, 09:14
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Nga Ballkani Perëndimor në Lindjen e Mesme: Çfarë mund të shkojë keq në 2025-ën nën Presidencën Trump?
5 Janar, 08:26