Zelensky: Ushtarët tanë po shkatërrojnë agresorët rusë në lindje dhe në jug të Ukrainës

Zelensky: Ushtarët tanë po shkatërrojnë agresorët rusë në lindje dhe në jug të Ukrainës

1684851120_Screenshot20230523171848.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ukrainasit po fitojnë përballë rusëve në jug dhe në lindje të Ukrainës.

Ai tha se fitoret do të vijojnë duke theksuar se Rusia nuk do ketë më kurrë mundësinë që në të ardhmen të sjellë destabilitet në Ukrainë.

"Tani ushtarët tanë në jug dhe në lindje po shkatërrojnë në mënyrë shumë aktive armikun, duke çliruar fizikisht Ukrainën. Kjo do të vazhdojë në të ardhmen. Mbrojtja nga terrori nënkupton shkatërrimin e terroristëve. Dhe është një garanci që shteti i keq rus nuk do të ketë më kurrë mundësinë për të sjellë të keqen në Ukrainë"-tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Biden: Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim real! Zelensky: Po përparojmë ndaj rusëve


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin tënd

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin tënd