Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

 Presidenti ukrainas ka shkruar në platformën X se vendimet në kohë dhe adekuate për mbrojtjen ajrore të Ukrainës si dhe furnizimet e armëve për ushtarët, është ajo që duhet tani për të mbrojtur jetët njerëzore.

"Vetëm këtë javë, terroristët kanë kryer më shumë se 380 sulme në qytetet dhe rajonet tona, vazhdon Zelensky, duke përmendur rajonet e Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Kherson dhe Odessa. Dhe kjo ndodh çdo javë të kësaj lufte".

Terrori i përditshëm dhe i qëllimshëm rus kundër njerëzve, qyteteve dhe fshatrave  mund të ndalet. Partnerët tanë kanë të gjitha sistemet dhe armët e nevojshme në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë jetën.

 Jam mirënjohës të gjithë liderëve dhe shteteve që kuptojnë se dorëzimi i shpejtë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve është ajo që mbron jo vetëm ukrainasit, por edhe çdo komb që mund të jetë në shënjestër të terrorizmit rus”, përfundon ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve! Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa