Zemërim, dhimbje dhe protesta, qytetarët në Meksikë në kërkim të fajtorit për shembjen e mbikalimit të metrosë ku humbën jetën 24 persona

Zemërim, dhimbje dhe protesta, qytetarët në Meksikë në kërkim të fajtorit për shembjen e mbikalimit të metrosë ku humbën jetën 24 persona

MEKSIKË- Kur për dhimbjen nuk kanë mbetur me fjalë për ta përshkruar...pamjet e njerëzve që humbën të dashurit e tyre në incidentin tragjik në Meksikë ku u regjistruan 24 viktima drithërojnë.

Pasi ende nuk është zbuluar asnjë e vërtet lidhur me ngjarjen dhe shkaqet që e shkaktuan, familjarët e viktimave me revoltën dhe zhgënjimin në sy kërkojnë arsyet pas çdo gjë.

Edhe protesta janë “ndezur” në Meksikë, ku mijëra qytetarë kanë dalë rrugëve në kërkim të së vërtetës nga qeveria për incidentin e ndodhur.

Presidenti i vendit, Andrés Manuel López Obrador tha se asgjë nuk do të fshihet, ndërsa kryebashkiaku tha se një kompani e jashtme do të përfshihet në hetim.

Kujtojmë se 2 ditë më parë të paktën 24 pasagjerë humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur teksa po udhëtonin me tren, pasi mbikalimi i metrosë u shemb fatalisht.

Deri më tani viktimat janë 24, po ky numër mund të rritet pasi ende operacioni nën rrënojat, për të shpëtuar sa më shumë njerëz po vazhdon.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës