Zeni e mësoi rrugën, tani do 
ta bëjë shpesh e më shpesh!

Shkëlzen Berisha e mësoi rrugën! Do ta bëjë shpesh e më shpesh, për gjithçka ku figuron emri i tij, për çdo çështje. 

Duhej të thirrej më parë, prej Gërdecit. Nuk ndodhi, nuk e thërritën prokurorët e tij dhe, për shkak të tyre,  nuk e thërritën as gjykatësit e tij.

Frika është e madhe dhe kjo vlen shumë.

Imagjinoni, ai dhe të tjerë, kishin frikë deri në fund edhe nga prokurët e gjykatësit e tyre; i emëruan një me një qysh prej Gërdecit dhe, përsëri kishin frikë.

E dini përse?

Sepse faktet për të e për ta, ja bëjnë muuuu!

Kjo është hera e parë që ulen në tavolinë, në nisje si dëshmitarë.

Nuk dëshmojnë, sepse përballë tyre nuk janë prokurorët e gjykatësit e tyre.

Shkëlzen Berisha kërkon ata.

Sepse janë ende ata, reforma në drejtësi u pengua deri në gërmën e fundit, sepse janë ata po vonohet deri në minutën e fundit.

Ata nuk shpetojne, doreheqjet kane nisur, njeri pas tjetrit, midis tyre jane gjykatesit qe i kane mbrojtur, por edhe gjykatesit qe kane denuar banalisht cilindo qe ka ngritur akuze mbi Berishet.

Nuk shpëton askush përtej tyre, as ai që ka shkelur ligjin, as ai që ka ngritur e është bërë pjesë në biznes të paligjshëm, as ai që përmes këtij biznesi ka vrarë, ai që ka përdorur pushtetin për të shitur si plaçkë e keqe këtë vend, as ai që ka bërë plaçkë prej shitjes së pasurisë së këtij vendi.

Nuk amnistohet kërkush!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq