Zëri i refugjatëve të Kosovës dhe kromi i nëntokës së Bulqizës në Bienalen e Venecias (VIDEO)

Edicioni i 58-të i Bienales së Venecias që do të qëndrojë hapur deri më 24 nëntor shfaq 90 pavijone, ndërsa pjesë janë edhe Shqipëria me Kosovën. Shqipëria përfaqësohet me artistin Driant Zeneli me video-instalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin.

Vepra e tij flet për një realitet specifik të Shqipërisë të Bulqizës, kromin. Mediet italiane mes vendeve të tjera të Ballkanit që po marrin pjesën në Bienale, i kanë kushtuar rëndësi edhe Driant Zenelit. "Ai sjell historinë e nxjerrjes së kromit në minierat e Bulqizës përmes pikëpamjes së një grupi fëmijësh. Zeneli reflekton në realitetet shtypëse, por të fshehura, dhe kufijtë e ngushtë të lënë individit nga aftësia për të imagjinuar, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të lirë' shkruhet ndër të tjera për veprën e artistit shqiptar.

Vepra e artistit shqiptar Driant Zeneli

Gjithashtu vëmendje ka tërhequr edhe pavijoni i Republikës së Kosovës me ekspozitën e Alban Mujës, që ka në qendër të veprës vendin e tij gjatë luftës duke sjellë zërin e refugjatëve dhe rrugëtimin e vështirë mw pas. "Fokusi i pavijonit është dhënë nga mbivendosja e fotografive me intervistat e shkurtra. Kujtesa e fiksuar në imazhet e shpërndara nga shtypi në të gjithë botën, shkojnë së bashku me atë të kujtimeve personale, të cilat dalin përsëri si plagë"shkruajnë mediet përtej Adriatiku për shqiptarin nga Kosova.

Pavijoni i Kosoves në Bienalen e Venecias

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë