Presidenti Barack Obama nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët kur Aretha Franklin interpretoi këngën e famshme “Natural Woman” në nder të Carole King në eventin e 38 të ndarjes së çmimeve ‘Kennedy Center Honors 2015’.

Kënga e shkruar nga King e bëri të famshme Franklin, e cila edhe në moshën 73-vjeçare vërtetoi se mbetet mbretëresha e muzikës soul.