“Zero, zero, zero për një krim me 26 të vrarë” shkruan zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili është i revoltuar nga titujt e disa gazetave që sipas tij nuk kanë pranuar vrasjet e udhëheqësve në popull.

Përmes rreshtave në rrjetin e tij social Facebook, Braco pyet “Kush i vrau e i poqi të gjallë 26 shqiptarë në Gërdec?!”.

Ky reagim i ashpër i zëvendëskryeministrit vjen pasi, GJKKO refuzoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet për Fatmir Mediun, i cili në kohën kur shpërtheu Gërdeci ka qenë ministër i mbrojtjes.