Kombëtarja shqiptare e cila do të luajë për herë të dytë në historinë e saj në një kampionat europian pas atij të Francës në vitin 2016-të, është njohur me rregullat strikte të UEFA-s, sa i përket sjelljes në fushën e lojës me arbitrat.
UEFA ka “kërcënuar” të gjithë lojatrët e skudrave që do ta marrin pjesë në kampionatin europian që nis këtë të premte në Gjermani, se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që do të kundërshtojnë apo protestojnë vendimet e gjyqtarëve gjatë lojës.
Në udhëzimin e UEFA-s kërkohet të mbrohen arbitrat, në mënyrë që ata të mos kenë frikë nga vendimet që do të marrin.
Sipas urdhërit të ri, ashtu si edhe në të shkuarën asnjë lojtar tjetër përveç kapitenit të skuadrës nuk ka të drejtë të flasë apo t’i afrohet arbitrit apo anësorëve gjatë ndeshjes, në të kundërt ndëshkohet me karton të verdhë.
Ndërkohë sa i përket skuadrave që kanë kapiten portierët, do të duhet që ata t’i delegojnë një lojtari tjetër të drejtën për të diskutuar me arbitrin në momentin që janë larg aksionit.
Momentalisht dy janë skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Europian që kanë kapitenë portierët, respektivisht Italia dhe Sllovenia.
Rregulli i ri i 8 sekondave në dispozicion të portierit për të mbajtur topin (në fuqi që nga korriku) nuk do të aplikohet edhe në Europian: koha mbetet 6 sekonda. Për mbajtjet në zonë nuk do të aplikohet kartoni i kuq, por sigurisht që do të ketë penallti. UEFA ka vijuar takimet me kombëtaret, për t’u sqaruar rregullat e turneut.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
43.1%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 3660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtatë rekordet e Evropianit në fazën e grupeve, Ramadani mes 'yjeve' si Yamal dhe Cristiano Ronaldo
27 Qershor, 16:31
-
Kualifikimi historik, Tbilisi 'pa gjumë' nga festa e tifozëve! Adoleshenti bën akrobacinë e çmendur për Ronaldon (VIDEO)
27 Qershor, 14:53
-
Flakadanët, mesazhet e papërshtatshme dhe tifozi në fushë! FSHF e pëson sërish, vjen gjoba e tretë nga UEFA
27 Qershor, 13:24
-
Rruga drejt finales së Evropianit, gati përplasjet mes 'titanëve'! Datat dhe oraret e 1/8
27 Qershor, 11:04
-
E ardhmja e Sylvinhos në pikëpyetje, Duka: Nëse vjen oferta 5 milionë euro s'e mbajmë dot, Mancini la Italinë për lekë
27 Qershor, 09:45
-
Euro 2024/ Përballje 'titanësh' dhe finale e parakohshme, mësohen çiftet e 1/8 në Europianin e Gjermanisë
26 Qershor, 22:59
-
Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë
26 Qershor, 22:56
-
Euro 2024/ Në 1/8 i pret Italia, kapiteni Granit Xhaka: Zvicra më e fortë
26 Qershor, 22:22
-
Euro 2024/ Franca harron mbrojtësin në stadiumin e Dortmundit
26 Qershor, 21:52
-
Euro 2024/ Luciano Spalletti ndihet i tradhtuar, te Italia ka një spiun! Trajneri u tërbua me gazetarët
26 Qershor, 20:47
-
Euro 2024/ Katër skuadra e mbyllin Grupin E me 4 pikë, Rumania, Belgjika dhe Sllovakia kalojnë në 1/8! Ukraina del jashtë eventit
26 Qershor, 19:55
-
Rubin Kazan mbron Mirlind Dakun pas dënimit nga UEFA: Emocionale, mund t'i ndodhë kujtdo
26 Qershor, 19:09