Zëvendësohen elektroshtëpiaket
e dëmtuara nga përmbytjet në jug

Pas përmbytjeve në jug të vendit, kryeministri Edi Rama po ndjek hap pas hapi procesin e kompesimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. I shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të biznesit, shefi i qeverisë ishte në Novoselë të Vlorës ku kanë shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Falë edhe ndihmës së bizneseve që kanë kontribuar në këtë fazë të trajtimit të pasojave të përmbytjeve, në Novoselë është bërë e mundur jo vetëm shpërndarja e ushqimeve dhe e veshmbathjeve, por sot ka nisur edhe zëvendësimi i të gjitha pajisjeve elektroshtëpiake të dëmtuara nga uji.
 
Që në nisje të këtij inspektimi, ministri Veliaj informoi kryeministrin Rama se në një nga magazinat e mëdha në Novoselë janë grumbulluar dhe ka nisur shpërndarja e pajisjeve eltroshtëpiake si lavatriçe dhe frigoriferë. “Në këtë magazinë janë grumbulluar 128 komplete elektroshtëpiake, frigoriferë dhe lavatriçe, të cilat po shpërndahen për të gjitha ato familje që përmbytjet u shkaktuan dëme në shtëpitë e tyre”, tha ministri Veliaj.

Kryeministri Rama theksoi se me mbylljen me sukses të fazës së parë, po mbyllet edhe faza e dytë, ajo e zëvendësimit të çdo gjëje të humbur nga përmbytjet. “Vullneti i sipërmarrësve po kanalizohet me lista e regjistra dhe ndihma po shkon aty ku duhet”, tha kryeministri Rama, ndërsa paralajmëroi se në fazën e tretë do të bëhet edhe riparimi i argjinaturave dhe pastrimi i kanaleve kulluese. Gjithashtu, ai siguroi se shteti do t’u gjendet pranë edhe atyre që humbën serrat dhe infrastrukturën prodhuese". 

rama ne vlore

Rama: Çdo bagëti e humbur nga përmbytjet do të zëvendesohet
Më parë, Rama vizitoi fshatin Hoxharë të Fierit, ku tre blegtorëve  iu zëvendësua gjithçka e humbur në gjënë e gjallë nga përmbytja. Blegtorit Ylli Troka iu zëvendësua lopa e humbur, ndërsa blegtorit tjetër Ruzhdi Hoxha dh Patriot Hoxhës iu dorëzuan 80 dele.

Kryeministri siguroi se do të bëhet zëvendësimi në kohë çdo bagëti të humbur, në mënyrë që cikli i prodhimit të vijojë normalisht. “Unë mësova që Ylli është i PD, Ruzhdiu i PS, por për ne, ata që janë dëmtuar nga përmbytjet janë shqiptar dhe janë shqiptarë punëtorë, të cilëve ju qëndrojmë dhe do t’i qëndrojmë pranë deri në fund, pa asnjë dallim. 2007 krerë dele dhe 32 krerë lopë të rezultuara të humbura nga përmbytja do të zëvendësohen një më një dhe do të kthehen në shtëpitë ku kjo përmbytje ra si një mallkim. Por me daljen e diellit, puna do të rifillojë normalisht dhe për të përfituar edhe marsi që është muaji i qumështit për delet, ne do të bëjmë gjithçka dhe besoj do t’ia arrijmë që të gjithë krerët t’i kthejmë në familjet fermere të dëmtuara”, deklaroi Rama. 

Kreu i qeverisë gjithashtu iu bëri thirrje të rinjve të këtij fshati të punojnë. “Këto familje meritojnë respektin më të madh, meritojnë mbështetjen më të madhe, meritojnë solidaritetin më të madh, sepse janë familje që janë një shembull i madh për të gjithë Shqipërinë. Në radhë të parë, të rinjtë si djemtë e Nebiut dje dhe si djemtë e Ruzhdiut sot, që janë shembull për të gjithë të rinjtë e fshatit që të mos rrinë nëpër bilardo dhe nëpër bingo, të mos presin nga Christiano Rondaldo t’ju sigurojë të ardhurat me ndonjë gol, por të ulin kokën dhe të punojnë si të gjithë këta, sepse kështu bëhen edhe burra, por bëhen edhe të pasur. Pasi kështu ndërtohet edhe mirëqenia, edhe pasuria, edhe e ardhmja”, deklaroi Rama.


rama novosel

Redaksia Online 
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion