Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me afganët që jetojnë në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se SHBA është e angazhuar për t’i mbështetur ata.

 ‘Vizituam platformën CARE Albania dhe biseduam me afganët që përfitojnë nga mikpritja e Shqipërisë. Po ashtu, morëm pjesë në një diskutim në tavolinë me gratë afgane, të cilat vazhdojnë të inspirojnë me qëndrueshmërinë e tyre. Jemi të angazhuar për t'i mbështetur ato në këtë periudhë kritike’, shkruan ai.