Zgjatja e afateve të Vetingut, avokatët: KLGJ dhe KLP të vijojnë procesin! Politika të mos i fusë duart te drejtësia! Vishaj: 5 vite ishin pak, s'mund të lihet në mes

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik. Ndërkohë, përveç debatit politik, ka edhe një anë tjetër, juristët. Report Tv ka biseduar me 4 prej tyre, që ndajnë këndvështrime të ndryshme në lidhje më këtë çështje.

Sipas avokatit Gentian Romani, politika nuk e njeh sistemin e drejtësisë dhe se duhet t'ja lërë në dorë  institucioneve si KLGJ dhe KLP, institucione që janë ndërtuar pikërisht për të bërë një filtër për gjyqtarë e prokurorë.

"Duke marrë parasysh ecurinë që kanë patur proceset pranë KPK dhe KPA, e gjykoj të papërshtatshëm shtyrjen e këtij afati. Duke parë faktin që në gjykata ka patur ngërçe të mëdha për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe duke parë që kemi një organ të konsoliduar si KLGJ që mund të vijojë me procedurat e kontrollit të gjyqtarëve e prokurorëve dhe KLP. Pra kemi dy organe që mund ta bëjnë këtë proces. Politika nuk e njeh fare gjyqësorin. Politika kurrsesi mendoj që nuk duhet të përzihet më me punët e gjyqësorit, sa kohë që gjyqësori ka dy qeveritë e veta, dy organet e veta që e drejtojnë", tha ai

Të njëjtin qëndrim ndan edhe juristi e avokati Ledio Nura, i cili shprehet se pikërisht procesi i vetingut i llogaritur gabim, bëri që të kishim një ngërç në sistemin e drejtësisë.

"Personalisht jam kundër zgjatjes së afateve të vetingut pasi nuk solli asnjë risi në sistemin e drejtësisë. Kemi parë që sistemi  drejtësisë nga ky proces ka kaluar dhe po vjen dita që do të kemi një kolaps në të gjithë sistemin. Nuk solli atë që pritej. Janë krijuar organet që merren me vlerësimin, kontrollin dhe përzgjedhjen e trupës gjyqësore apo prokurorëve dhe janë KLGJ dhe KLP, që e zgjidhin më së miri këtë", u shpreh avokati.

Ish-prokurori Besnik Muçi, subjekt i vetingut që u shkarkua nga KPA për probleme me pasurinë, u shpreh se nuk duhet t'i zgjatet afati "një institucioni të ngritur në kundërshtim me Kushtetutën".

" Diskutimi i çështjes sot, kur Shqipëria është pa sistem gjyqësor, mua më duket luks. Kaq i mjafton shqiptarëve. Kam qenë subjekt i këtij procesi dhe është një trupë në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën, si mund t'i zgjasë më mandatin", theksoi Muçi.

I vetmi që ka kërkuar të vijojë procesi i vetingut është Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, që thotë se politika duhet të gjejë gjuhën e dialogut për zgjatjen e këtij procesi edhe me të paktën 2 apo 3 vite të tjera.

"Mendoj që afati duhet të zgjatet, janë ende gjysma e subjekteve pa u verifikuar dhe mendoj që nuk mund ta marrë këtë detyrë KLGJ apo KLP pa përfunduar të gjithë subjektet që janë në rivlerësim kalimtar. Afati 5 vjeçar ishte shumë pak pasi 800 subjekte kërkonin kohën e duhur për t'u vlerësuar në të 3 kritere dhe politika duhet të marrë vendimin për ta shtyrë me të paktën 2 apo 3 vite. KPK në shkallën e parë duhet të përfundojë këtë proces të nisur, nuk mund të lihet në mes sepse nesër mund të ngrihen subjektet e vlerësimit të bëjnë ankesa", argumenton Vishaj.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ouuu: 21/09/2021 15:49

    Tre avokateve te pare eshte mire t'ju behen analizat ne laboratore se,perdorin pije te renda dhe kane te renduar shendetin mendore. Avokatet e Shqiperise kanë nevoje per veting urgjente sepse janë pjese e demit te shkaktuar ne sistemin e drejtesise.....

    Përgjigju
  • Toni: 21/09/2021 15:06

    Normal, gjysma e prok/gjyqtare jane apo do behen avoketer …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë