Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent

Gazment Bardhi i kërkon Kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës rinisjen e procedurave për avokatin e Ri të Popullit, që në Kuvend, vijon të jetë pezull. Edhe pse Kuvendi ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, nëse do ta njohë atë kryetar grupi, apo Lulzim Bashën, në letrën ku specifikon se i drejtohet Nikollës si i pari i deputetëve demokratë, Bardhi thotë se është gati për dialog me socialistët.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit. Ne propozojmë ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit”.- thotë Bardhi.

Zgjedhja e Avokatit të Ri të popullit ka ngecur në Kuvendin e Shqipërisë, pas mos-dakordësisë së palëve në Kuvend për zgjedhjen e Ledio Brahos, në dhjetor të vitit të shkuar.

Një listë me 15 kandidatë është miratuar se i plotëson kriteret kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve por ende asnjë prej tyre nuk ka marrë firmat e 28 ligjvënësve. PS insiston për një figurë të paanshme politikisht, ndërkohë që socialistët ende s’e kanë bërë të qartë nëse janë të hapur për bashkëpunim me grupin e Berishës. Mazhorancës do t’i mjaftonin vetëm votat e grupit të Bashës për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit me shumicë të cilësuar 84 vota.

Detyrën e Avokatit të Popullit vijon ta mbajë jashtë mandatit, Erinda Ballanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Bardhi i dërgoi letër Nikollës për Avokatin e Popullit, nënkryetarja e PD: S’kemi autorizuar askënd për negociata, pazar për interesa personale

1690535162_pampuri.jpg

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar pas letrës që Gazment Bardhi i dërgoi Lindita Nikollës që është gati për të negociuar me PS për avokatin e popullit. Teksa Bardhi është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, Pampuri thotë se përfaqësuesit ligjorë të PD nuk kanë autorizuar askënd për të negociuar. Pampuri thotë se ky është një pazar për interesa personal që po maskohet si negociatë.

“Mediat kanë shpërndarë sot një njoftim sipas të cilit pretendohet se Partia Demokratike, i paska kërkuar Lindita Nikollës dhe Bledar Çuçit, të negociojë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Sqarojmë opinionin publik, se Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj ligjorë në institucionin e Kuvendit, nuk kanë shprehur asnjë qëndrim e as kanë autorizuar ndokënd që jashtë vullnetit politik të saj të nëpërkëmbë qëndrimin dhe vullnetin politik te PDSH, e bashkë me të edhe të komprometojë legjitimitetin e zgjedhjes se një institucioni te pavarur kushtetues siç është Avokati i Popullit.

Asnjë përpjekje apo shfaqje vullneti për t’u futur në pazare politike nën petkun e negociatave nuk është qasje dhe as vullnet i PDSH, por është thjesht dhe vetëm një pazar për interesa personale.

Zgjedhja e drejtuesit të një institucioni të pavarur kushtetues siç është edhe avokati i Popullit, nuk ka nevojë për pazare individuale, por për proces të hapur e transparent, për një konsensus të gjerë jo vetëm politik por edhe qytetar rreth personit që mund të përfaqësojë dhe mbrojë më mirë interesat tyre.

PDSH denoncon e refuzon çdo pazar të maskuar si negociatë.  Kompromisi për avokatin e popullit duhet të behet rreth figurës, personalitetit dhe integritetit që mban kandidati i propozuar dhe jo pazareve te individëve të ndryshëm për qëllime dhe interesa që nuk lidhen me demokratet dhe PDSH.

Çdo pazar i kamufluar, individual nuk ka lidhje me PDSH, përben mashtrim publik, nuk njihet prej saj e mbi te gjitha është shërbimi me i keq qe mund ti behet publikut”, thuhet në deklaratë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive