Zgjedhja e kreut të PS, KGS jep
vendim: Është atribut i Kongresit
"Nuk u interpretua mandati i Ramës"

Zgjedhja e kreut të PS, KGS jep<br />vendim: Është atribut i Kongresit<br />
Komisioni i Garancive Statutore ka pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e deputeteve Blushi-Hafizi-Kopliku dhe Dade dhe 8 përfaqësuesve të Partisë Socialiste për interpretimin e disa pjesëve të statutit ekzistues të Partisë Socialiste.
 
Komisioni i Garancive Statutore i mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste ka dhënë vendimin për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike.
 
Kryetari i KGS, Alket Hyseni, në vendimin që ka bërë publik për mediat shprehet se zgjedhja e kreut të Partisë Socialiste, është një atribut i Kongresit të 19 marsit. Sipas tij, nga Kongresi buron edhe statuti e programi i PS.

“Kongresi Zgjedhor i thirrur – shkruan në vendimin e saj KGS - mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qendrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit “një anëtar një votë” apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese”, u shpreh ai.
 
Në lidhje me përfundimin e mandatit të disa organizmave dhe funksioneve në PS që prej shtatorit 2013, KGS ka vendosur se ato janë legjitime deri në zëvendësimin e rizgjedhjen e tyre.
 
“Përsa i përket parimit të papajtueshmërisë së dy mandateve, KGS arsyeton se ky rregull nuk përjashton që për raste specifike dhe të justifikuara të motivuara nga Asambleja Kombëtare, mund të ketë edhe përjashtime. E rëndësishme është që përjashtimi të mos kthehet në rregull”, tha ai.
 
KGS ka refuzuar të shprehet në lidhje me pikat 7 dhe 8, që i referoheshin mbledhjeve të munguara të Asamblesë si dhe mungesës së vendimmarrjeve nga ana e Kryesisë.
 
KGS komenton se strukturat e PS kanë përmbushur detyrimet ligjore të deklarimit të të ardhurave dhe shpenzimeve pranë KQZ-së, ndonëse tërheq vëmendjen në lidhje me mungesën e shqyrtimit dhe miratimit në Kryesinë e PS të pasqyrave financiare dhe buxhetit vjetor, duke apeluar kështu për më shumë transparencë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh