Rama “i mbyll derën” Berishës për presidentin: Nga 'Non Gratat' nuk marrim mendim as për një hu gardhi në fund të Lanës

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Rama tha se PS është e hapur ndaj propozimit të një emri nga PD. Nga ana tjetër ai theksoi se nga Berisha nuk do të pranonte një mendim as për të vënë një hu gardhi në fund të Lanës dhe jo më për një çështje kaq të rëndësishme.

“Ne nuk e kemi ende një emër se po ta kishim, do ta kishim bërë me dije. Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë një letër, jo do vendosmi kritere. Ne kemi qenë në dy procese kur kemi qenë në opozitë, një proces kur nuk i kishin votat dhe i bën në fund. Dhe një që i kishin, proces që nxori presidentin më partiak Buajar Nishanin. Ne nuk ishim naiv se duke shkuar në tryezë, do merrnim president, por ne bëmë detyrën tonë. Nuk vumë barriera, jo të vëmë letra, jo të përcaktojmë kritere. Emri është problemi. Kriterin e parë do vija të ishte i lindur në hënë, të ishte rritur në hënë dhe me dëshmi penaliteti nga hëna. Jemi në këtë proces jo për të larë gojën, se s’kemi gojë për të larë. Gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në dark, as nuk jemi për të bërë sikur bëjmë konsensus, na duhet një president që të mos na turpërojë, apo kur flet për malin me gropa. Jemi në kërkim të një presidenti që t’i plotësojë disa kushte. Figurat kryesore të PS, nuk janë pjesë e kësaj. Nëse ata do të sjellin një propozim bindës do ta pranojmë menjëherë, por natyrisht nuk mund të jetë një figurë politike që vjen nga rrugët e qametit.

Paralelisht duhet të zgjedhim edhe avokatin e popullit. Opozitë. E përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshme non gratën e madhe. PD nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e PS dhe e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Nuk kemi dhe s’do të kemi kurrë. Të hidhem përpjetë, nuk do të njohim asgjë nga ai burimi i së keqe së madhe. Jo për presidentin, por as për rojën e cilësdo godinë në vend dhe as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës nuk marrim nga ata. Më vjen keq për ata që e ushqejnë atë burim, sot verbërisht i kthejnë kurrizin fëmijëve të tyre. Ajo non grata nuk është në qafën e Amerikës, është gur në qafën e Shqipërisë. Ka kohë që historia është parashkruar në raport me të keqen të cilën e shporrëm në 2013 dhe nuk ka shans të rikthehet më.”, tha Rama.

 


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama: Berisha, 'Non Grata' i bën karshillëk botës, turpin ta mbajë SPAK! Bëni detyrën tuaj për përfundimet e DASH! Hetuat Dvoranin se donte Meta


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja